MENU
klinika

Si mund të zgjidhet kjo krizë?

Zgjedhje presidenciale?/ Meta: I lëshoj zyrën Rexhep Mejdanit!

01.08.2019 - 14:04

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot para mediave për të shprehur dhe njëherë vullnetin dhe gatishmërinë e tij për një zgjidhje për situatën politike dhe për të evituar përshkallëzimin e krizës.

Ai deklaroi se të gjithë shqiptarët janë të shqetësuar për këtë situatë duke përmendur disa herë 18 tetorin, ditën kur BE do të marrën jë vendim për Shqipërinë për çeljen e negociatave.

Meta theksoi se më 30 qershor nuk kishte zgjedhje të ligjshme dhe shtetërore dhe se ato janë më 13 tetor.

“Përshëndetje, është një konferencë e zakonshme. Nuk mund të mos ndiej shqetësim për këtë situatë që preokupon të gjithë shqiptarët kudo që janë që duan Shqipëri të qëndrueshme dhe me kredenciale të forta demokratike në interes të forcimit të stabilitetit dhe të rritjes së kredibilitetit të saj.

Në vendin tim ekziston vetëm një datë 18 tetori, ajo që kemi vendosur bashkë është që Shqipëria të bëhet si gjithë Europa. Nuk është siç ka thënë Hahn që 80% e shqiptarëve e mbështesin por pothuajse 100%.
Shpreh vullnetin për të evituar përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj krize. Në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje shtetërore dhe të ligjshme në Republikën e Shqipërisë.

Zgjedhjet e ligjshme shtetërore kushtetuese janë më 13 tetor. Arsyet pse unë kam dekretuar datën 13 tetor ju besoj se i dini. Ishte data më e afërt që mund të garantonte të gjithë përfshirjen e të gjithë forcave opozitare që do të kishin dëshirë të merrnin pjesë, ishte dhe data më e afërt dhe në prag të 17-18 tetorit. Kriza jonë nuk është thjesht një krizë vendore”, deklaroi Meta.

Presidenti Ilir Meta vijon të hedhë në tryezë propozim për zgjidhjen e krizës.

Në kuadër të gadishmërisë së tij që më 13 tetor të bëhen dhe zgjedhje presidenciale, Meta deklaron se është gati të lëshojë zyrën për një person me integritet Rexhep Meidani

“Presidenti të votohet më 13 tetor dhe të gjithë ata që e kontestojnë persidentin të bëjnë fushatë kundër tij. Le të bëjmë zgjedhje presidenciale. Të lë detyrën e presidentit duke konkuruar më 13 tetor por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me shumë integriteti i cili ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar dhe nuk e ha shantazhin profesor Rexhep Meidani”|