Katica Janeva u mor në pyetje të martën në Prokurorinë publike, ndërkohë që vetë ajo tha se atje shkoi në cilësinë e dëshmitarit duke mohuar përfshirjen e saj në skandalin e korrupsionit.
Policia maqedonase ka arrestuar sot prokuroren e posaçme Katica Janeva, e cila mund të jetë përfshirë në skandalin e korrupsionit të njohur si “zhvatja”.
Në momentin e arrestimit, policia bllokoi rrugën që çonin tek shtëpia e saj në një lagje në jugperëndim të Shkupit. Hollësitë rreth ngjarjes pritet së shpejti të njoftohen nga Prokuroria publike e Maqedonisë së Veriut.
Katica Janeva u mor në pyetje të martën në Prokurorinë publike, ndërkohë që vetë ajo tha se atje shkoi në cilësinë e dëshmitarit duke mohuar përfshirjen e saj në skandalin e korrupsionit.
Skandali i publikuar në gazetën italiane La Verita ka tronditur themelet e gjyqësorit në Shkup. Në videon e publikuar duket Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, duke dalë së bashku me një ndihmës të tij nga shtëpia e biznesmenit Jordan Kamçev me dy valixhe të mbushura me para.
Boki 13 në këtë rast dyshohet si një lloj ndërmjetësi i prokurores Katica Janeva në këtë skandal të madh korrupsioni.
Ndërkaq, biznesmeni Kamçev është i akuzuar për pastrim parash dhe vepra të tjera kriminale. Komunikimi i tij me njeriun e afërt të kryeprokurores së posaçme dhe korruptimi apo zhvatja, kishte të bënte me lehtësimin e rrethanave të arrestit të tij