MENU
klinika

Një "Gërdec" i dytë

Zjarr në Tepelenë, plasin predhat e Luftës Botërore

23.08.2019 - 13:11

Një zjarr i madh ka rënë këtë mesditë në majën e Shën Dëllisë, në kufirin midis Bashkisë së Tepelenës dhe Bashkisë së Memaliajt.

Terreni shumë i thyer dhe shkaku se zjarri ndodhet shumë larg zonës së banuar (3-4 orë) ka bërë të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Raportohet se zjarri ka rënë në një kullotë, duke djegur deri më tani bar dhe shkurre.

Ndërkohë, zona është edhe shumë e rrezikshme për ndërhyrje, jo vetëm për shkak të largësisë, por edhe pranisë së predhave të mëdha të mbetura nga Lufta e dytë Botërore.

Raportohet se deri tani kanë plasur disa prej tyre, duke bërë që zhurma e tyre të dëgjohet deri në Tepelenë.