27.08.2019 - 20:54
Tashmë është zyrtare, Joao Mario është transferuar në formë huazimi nga Interi te Lokomotiv Moscow.
Ai do të luajë sezonin e ri në Rusi teksa Lokomotiv do të ketë të drejtën për blerjen përfundimtare nëse paguan 18-20 milionë euro.
Me këto shifrat Inter ka gjetur akord me klubin rus, për të hequr qafe mesfushorin që e blenë për 40 milionë euro në vitin 2016 dhe dështoi të tregojë vlerat e tij tek zikaltrit.
Joao Mario nuk ishte në planet e trajnerit Antonio Conte dhe, megjithëse u përfol për një transferim në Ligue 1 te Monaco, portugezi ka zgjedhur klubin rus.