MENU
klinika

297 goditje tërmeti prej pasdites së djeshme

Sizmiologu Ormeni: Lëkundjet do vijojnë!

22.09.2019 - 09:44

Sizmiologu Rrapo Ormeni ka folur lidhur me situatën e rëndë nga tërmetet e njëpasnjëshme në vend.

Sizmiologu tha se rreziku i tërmeteve ka kaluar, pas lëkundjes së fuqishme 5.8 ballë pasditen e djeshme, ndërsa theksoi se lëkundjet do të vijojnë.

Ka qenë një natë me më pak lëkundje se dje. E vetmja lëkundje e fortë ishte ajo 4.9 ballë. Që prej pasdites së djeshme, janë regjistruar 297 goditje. Nga ora 12 e natës janë regjistruar 87 goditje, por me magnituda të vogla.

Themi që goditja kryesore ka kaluar, goditje pas goditjeve do të kemi, por nuk do të jenë të rrezikshme.

Vazhdojnë me ditë dhe me javë, por në rënie. Madhësia e tyre vjen vetëm duke u zvogëluar.