14.09.2019 - 12:45
Këngëtari Alban Skënderaj ka treguar gjithmonë se është shumë i lidhur me familjen e tij.
Albani dhe bashkëshortja e tij Miriani do të bëhen pribndër për herë të dytë. Ndonëse këngëtarja nuk ka preferuar të publikojë shumë foto me barkun e rrumbullakosur në këto ditë shtatzënie, duket se e kundërta ndodh me Albanin.
Ai ka publikuar sot një foto të Miriamit me Amelinë, ndërsa bie në sy barku i fryrë i këngëtares, e cila duket më e ëmbël se kurrë.
“3 arsye per te jetuar”, kështu e cilëson Albani këtë imazh të familjes së tij.