MENU
klinika

Zyrtarisht në sezonin e pulovrave

5 trendet që do mbizotërojnë stinën e vjeshtës

03.09.2019 - 11:14

Mirë se vjen vjeshtë! Shtatori erdhi dhe është pikërisht ajo periudhë e vitit në të cilën për t’u dukur chic mjaftojnë vetëm një palë pantallona dhe një pulovër e rehatshme. Është e thjeshtë të ndërtosh stilin e veshjes në vjeshtë nëse ke parasysh tendencat e pulovrave, prerjet, materialet dhe ngjyrat që ato duhet të kenë sipas koleksioneve të fundit të markave të mëdha.

Në listën e mëposhtme kemi përmbledhur 5 tendencat kryesore të pulovrave që do t’i shohim kudo këtë vjeshtë-dimër.

1

Pulovra me golf të gjatë
Nëse mendonit se golfat kanë një gjatësi standarde e se ato s’mund të shkonin më lart, gaboheni! Tendenca e re e golfave shkon deri tek mjekra ose e tejkalon atë… Me këtë tip pulovre do të dukeni me stil dhe gjithashtu do jeni ngrohtë, nëse ajo është “oversize” sapo keni krijuar look-un tipik të ditëve të fundit të vjeshtës! I kombinuar me pantallona me kuadrate? Look-u ideal për një ditë të freskët në zyrë.

 

2

Pulovra me printe grafike
Në sfilatat e vjeshtës Gucci dhe Valentino tërhoqën vëmendjen me pulovrat tipike të stinës me printe grafike. Në foton referencë është shkëputur pulovra e sugjeruar nga Valentino, dy figura të rilindjes duke u puthur, të rrethuar nga lule dhe flutura. Sa më e madhe grafika, aq më trendy do të duket pulovra juaj këtë vjeshtë-dimër.

 

3

Diçka ekstra mbi pulovër
Të veshësh dy pulovra në dy modele të ndryshme do të ishte një ndër dukjet tuaja më trendy këtë vjeshtë, por nëse ndiheni dembele përpiquni të gjeni një pulovër që ka diçka ekstra mbi vetvete! Këtë vjeshtë pulovrat që kanë një shall të shtuar në qafë, apo disa detaje tek mëngët do të jenë perfektë për një look ndryshe të frymëzuar nga pasarelat.

 

4

Pulovra me lidhje në bel
Nëse pulovra juaj është shumë e gjatë, ka një mënyrë për ta bërë veshjen tuaj të duket më trendy. Gjatë shfaqjeve të modës për sezonin vjeshtë-dimër, markat e njohura aplikuan një element shumë interesant tek pulovrat, lidhjen në bel!

 

5

Printi kamuflazh
Këtë sezon e kemi parë printin kamuflazh kudo dhe përgatituni sepse do ta shohim edhe më gjerë! Nuk keni një pulovër të tillë? Nje xhaketë në print kamuflazh është