MENU
klinika

Dibër

Abuzime dhe evazion te llixhat, në hetim 6 ish-drejtues të ALUIZNI-t

14.09.2019 - 09:50

Procedohen penalisht ish-drejtori dhe ish-përgjegjësi i ALUIZNI-t, në Drejtorinë Rajonale Dibër si dhe 4 ish-zyrtarë të Llixhave.

Burime zyrtare nga policia e Dibrës bëjnë me dije se është finalizuar një tjetër operacion policor kundër informalitetit, evazionit në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës dhe evazionin fiskal.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në kuadër të masave të marra kundër informalitetit, kanë finalizuar një tjetër operacion policor, ku si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:
N.K, 56 vjeç, banues në Tiranë, ish-drejtor i Agjensisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave / Ndërtimeve Informale, në Drejtorinë Rajonale Dibër.
E.M, 37 vjeç, banues në Dibër, ish-Përgjegjësi i Sektorit ALUIZNI-t, në Drejtorinë Rajonale Dibër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas, duke qenë të emëruar në detyra drejtuese pranë kësaj drejtorie, dyshohet se me veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën duke sjellë përfitime të padrejta personave të tjerë, si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit në mbrojtjen dhe administrimin e territorit.

aluizni kerkese prokurorise-konica.al

Po në kuadër të masave kundër informalitetit, u proceduan penalisht shtetasit:

I.Q., 54 vjeç, ish-Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.
I.V, 52 vjeç, ish-Përgjegjës i Zyrës së Financës, Qendra Balneare Dibër.
S.K, 35 vjeç, ish-Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.
E.M, 27 vjeç, ish-Financier, Qendra Balneare Dibër.

Këta shtetas duke qënë të emëruar në detyra të ndryshme pranë Qendrës Balneare Dibër, dyshohet se me veprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin, kanë sjellë si pasojë mos funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe administrativ të Qendrës Balneare Dibër, duke ju sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administratës së ndërmarrjes, në bonuse transporti si dhe kanë shmangur nga taksimi mbi të ardhurat nga shpërblimet punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cënuar interesat e ligjshme duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik kësaj ndërmarrje (në vlerën e pasqyruar në Raportin Përfundimtar dhe në Vendimin Nr. 154 datë 23.12.2016 të KLSH-së).

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Forcat xheniere në vendin e ngjarjes

Alarm për bombë në burgun e sigurisë së Burrelit

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

Largohen edhe 50 punonjës italianë

Boshatisen qendrat në Shëngjin e Gjadër

"Lejuan personin ‘misterioz’ të largohej, nuk kryen…"

Masakra në Dobraç/ AMP akuzë efektivëve në Shkodër