MENU
klinika

Los Blancos në krye të La Liga

‘Adoleshentët’ brazilianë i japin fitoren Realit!

25.09.2019 - 23:09

Reali i Madridit ka arritur të marrë fitoren e katërt në kampionat, që është njëkohësisht e treta radhazi.

Madrilenët triumfuan me rezultatin 2-0 kundër Osasunës në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Me disa prej titullarëve të ulur në stol, mbrëmjen e sotme ishin dy adoleshentët brazilianë, Vinicius Junior 19 vjeç dhe Rodrygo 18 vjeç, që shënuan dhe u dhanë 3 pikët madrilenëve.

I pari shënoi në pjesën e parë, pas një asisti të marrë nga gjermani Toni Kroos, ndërsa në minutën e 71-të i la vendin Rodrygos, që shënoi që me prekjen e parë të topit.

Me këtë fitore, Reali i Madridit ngjitet në kuotën e 14 pikëve, në krye të renditjes, ndërsa Zinedine Zidane harron zhgënjimin e javëve të para dhe sheh të marrë frytet e punës së tij.