MENU
klinika

Një i plagosur

Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplaset me betonieren

16.09.2019 - 16:24

Nje aksident i rëndë ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Lezhës.

Mësohet se një automjet tip benz është përplasur nga një betoniere ku për pasojë është plagosur një person.

Siç raportohet, përplasja ka qenë e fuqishme duke shkaktuar përplasjen e mjetit tip benz edhe me një furgon mallrash.

Rruga ka mbetur e bllokuar prej aksidentit dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve.