MENU
klinika

Plagoset këmbësorja

Aksident në Durrës, humb jetën drejtuesi i motorit

02.09.2019 - 18:07

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit.

Motori ka përplasur një këmbësore, ndërsa vetë drejtuesi i tij ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur si “Katër Rrugët”, ndërkohë  Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e saj.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, por as i këmbësores e cila u përplas nga motori dhe mbeti e plagosur.