MENU
klinika

Dyshja shoqërohej nga dy truprojat

Aktorja e famshme martohet në fshehtësi të plotë

17.09.2019 - 17:48

Aktorja e njohur, Jennifer Lawrence ka ngritur dyshimet se është martuar në fshehtësi, të paktën para ligjit.

Ajo është parë së bashku me të fejuarin e saj, Cooke Maroney, kapur përdore teksa dilnin nga dera e një zyre celebrimi në një gjykatë. Dyshja shoqërohej nga dy truprojat e tyre, një fotograf dhe një mik i tyre i përbashkët.

Sipas burimeve për “Page Six” çifti ka qenë përpos të tjerave, edhe aty për të nënshkruar një kontratë paramartesore, dhe muajin tjetër Jennifer dhe Cook do të zhvillojnë një dasmë madhështore.

Ata  u fejuan 7 muaj më parë dhe asokohe pohuan planet për një martesë të afërt.