MENU
klinika

Me shenja në fytyrë dhe flokët e qethur zero...

Aktorja e famshme publikon foton e parë pas kimioterapisë

09.09.2019 - 17:42

Selma Blair ka treguar për herë të parë një foto shumë private të vetes gjatë betejës së saj me sklerozën.

Ylli i “Intelitions Cruel” hyri në Instagram të shtunën dhe ndau një foto të vetes, duke qëndruar e veshur me një kanatiere të bardhë.

Ajo shfaqej me shenja të nxira në fytyrë dhe flokët e qethur shkurt pas kokës, që pas nisjes së kimioterapisë.

Megjithëse shumica e fansave e mbështesin vendimin e yllit për të qenë reale, shumë të tjerë kritikojnë “frymëzimin artistik” që fshihet pas fotos së saj.

“Portreti i një Zonje”, shkruante aktorja duke i bërë tag dizajnuesit Thom Browne.

47-vjeçarja Blair ka qenë tejet e hapur për betejën e saj me MS (Multiple Sclerosis), dhe hapat që ka ndërmarrë për trajtimin.

Disa muaj më parë, ylli zbuloi se po i nënshtrohej kimioterapisë.

Edhe pse kimioterapia në përgjithësi është e lidhur me trajtimin e kancerit, trajtimet më të reja për MS kanë pasur rezultate pozitive.

Blair u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë tetorin e kaluar.