04.09.2019 - 21:46
Portieri i Liverpool-it dhe i kombëtares braziliane, Alisson, ka folur në lidhje me mundësinë për të fituar Topin e Artë të ardhshëm.
“Diferenca me një mesfushor ose një sulmues është se një portier nuk shënon, por shmang gola”, ka thënë Alisson për Marca-n.
“Goli është momenti më i rëndësishëm në futboll, për këtë arsye mendoj se ata janë të favorizuar. Është e natyrshme, por gjërat po ndryshojnë”.
“Do të ishte një nder ta fitoja, por preferoj të mos mendoj për këtë”, është shprehur portieri më i mirë i edicionit të kaluar.