“Ambasadorja Vlora Çitaku në ShBA punoi për ndarjen e Kosovës”. Kështu deklaroi Haki Abazi, ish-anëtari i shoqërisë civile.
Ai tha së në Qeverinë e ardhshme duhen larguar njerëzit qe ia kanë ‘marrë’ frymën sistemit diplomatik. Sipas tij, hapi i parë që duhet ndërmarrë është që mos të emërohen ministra, siç i quajti ai ‘palaço’.
“Ministria e Punëve të Jashtme duhet në mënyrë urgjente që të hiqen njerëzit që ia kanë ngulfatur frymën sistemit diplomatik. Kosova nuk duhet kurrë më të lejojë ministra palaço që bëjnë humor kur dalin në përfaqësimin e shtetit të Kosovës pasi ai/ajo është fytyra e politikës së jashtme të Kosovës. Me profesionalizëm të lartë duhet caktuar njerëzit të cilët e përfaqësojnë Kosovën dhe besoj që ka shumë profesionistë por që duhet të kenë instruksionet e qarta për marrëdhënie bilaterale për shtetet që nuk na kanë njoh që nuk kanë dalë kundër ose me ato që kanë arsye që nuk e njohin”, tha ai.