MENU

"Nuk është e lehtë..."

Angelina Jolie flet për raportin me fëmijët e saj

10.09.2019 - 15:58

Aktorja, Angelina Jolie foli si rrallëherë për eksperiencën e saj si nënë dhe marrëdhënien që ka me fëmijët.

Për “Hello”, aktorja, tregoi se puna me gjashtë fëmijë njëherësh nuk ka qenë e lehtë, mirëpo shtoi se është munduar t’i edukojë siç duhet dhe të jetë një shembull i mirë për ta në të ardhmen, ndërsa e pyetur për vlerat që i mëson fëmijëve, Jolie tregoi:

“Mirësia, për të tjerët dhe veten. Është e rëndësishme të jesh i përulur. Të dish lirinë që të takon dhe gjërat me të cilat je i bekuar dhe të ndihmosh të tjerët. Mbi të gjitha, s’duhet të harrojmë vendin që na takon! Jemi të gjithë njerëz me të meta. Jemi pjesë të vogla të një bote të madhe. Sa më shumë rriten, kuptoj që fëmijët e mi janë bërë individë të fortë dhe mendjehapur.

Mundohem t’i udhëheq përmes shembullit dhe të jem e mirë me ta, ashtu siç nëna ime ishte me mua, e dashur dhe tolerante. Por nëse ka një zënkë që duhet bërë, përfshihuni në të! Duhet ta përgatisim brezin e ardhshme sepse po ndodhin kaq shumë gjëra në botë!”- u shpreh aktorja.

Gjithashtu, Jolie shtoi se aktualisht po punon me një projekt së bashku me “BBC” në lidhje me fëmijët.

Çfarë ndodhi dje në koncertin e reperit?

Dokumentari/ Capital T ‘shokon’ fansat…heq dorë nga muzika?

Çfarë profesioni po ushtron këngëtarja

Vesa Luma gjen punë në Zelandën e Re

Shkak romanca me ish-deputetin ‘problematik’

Rudina Dembacaj i jep fund martesës

"Jam duke luftuar sëmundjes e rëndë..."

Këngëtarja e njohur bën njoftimin që tronditi fansat