Pas disa ditësh që kaluan bashkë në Shqipëri, erdhi ajo koha kur Joni do të duhet të largohet nga familja e tij.
Ardit Gjebrea me partneren Anila dhe vajzën Anna, shkuan sot ta përcillnin Jonin në aeroport dhe t’i uronin atij udhëtim të mbarë.
Ky moment sigurisht që mbart emocione, por emocioni më i madh ishte përqafimi i Anna-s me Jonin plot mall!
“Ai momenti kur përcjell vëllain në aeroport dhe nuk ndahesh dot…’, shkruan Arditi duke përcjellë këtë moment sa të dhimbshëm aq edhe të bukur njerëzor.
Motër e vëlla shihen të përqafuar fort në foton që ka marrë që tani mijëra postime!
Joni jeton në SHBA bashkë me partneren e tij Merlin dhe Arditi e shpreh shpesh herë mallin për të birin!