MENU
klinika

"Do të bëhet nami"

Ardit Gjebrea zbulon surprizën e ‘Të Dielës Shqiptare’

14.09.2019 - 17:29

Ditën e nesërme pritet të nisë në TV Klan sezoni i ri i programit “E diela shqiptare”.

Mirëpo pak më parë në Instagram, producenti dhe moderatori i spektaklit Ardit Gjebrea ka zbuluar surprizën e madhe që do të shënojë hapjen.

Përmes një postimi në Instastory, Arditi ka zbuluar se do të performojë këngëtarja e njohur Aurela Gaçe.

‘Të dielën bëhet nami’, shkruan Gjebrea dhe zbulon pak nga performanca e Aurelës.

Kujtojmë që së bashku me “Të Dielën Shqiptare”, nis edhe prezantimi i këngëve që do marrin pjesë në “Kënga Magjike”.