MENU
klinika

Reagon LSI

Arrestimi i drejtorit, LSI ‘ngre’ duart: Nuk është i joni

01.09.2019 - 17:46

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për arrestimin e ish-drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër, Armand Mamani.

Sipas LSI shtetasi në fjalë nuk është aktualisht kryetar i LSI në Gjirokastër siç shkruanin disa media.

LSI përgënjeshtron lajmin se arrestimi i tij është bërë në kampin e Jalës duke e konsideruar atë një fake news.

Ja reagimi i plotë i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

-LSI sqaron median dhe opinionin publik se Armand Mamani nuk është aktualisht kryetar i LSI në Gjirokastër.
– LSI po ashtu përgënjeshtron prerë lajmet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës si një fake news bajat dhe i sajuar.

Aktiviteti i përmbyllës i kampingut të Jalës u mbajt mbrëmjen e 30 gushtit ku foli kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi fjalë e cila u pasqyrua dhe live nga mediat. Largimi i të rinjve nga kampi ka nisur më 31 gusht nga ora 09:00.

– LSI është hapur në çdo moment për të dhënë të gjithë informacionin e duhur që lidhet më të për mediat dhe këdo tjetër me qëllim për të shmangur cdo abuzim dhe shtrëmbërim të qëllimshëm të informacionit.

Përhapja e këtyre lajmeve është thjesht nje tentativë e dështuar e Rilindjes për të devijuar vëmendjen e opinionit publik me lajme të rreme nga realiteti i demaskimit të kriminelëve klientë të saj, që kanë damkosur Rilindjen si një frymëzuese e përdoruese e trafikantëve, të korruptuarve dhe të inkriminuarve që po i njeh tashmë gjithë Shqipëria dhe falë medias ndërkombëtare e gjithë bota mbarë.