MENU
klinika

Dyshohet për...

Arrestohet gjyqtari Sali Berisha

20.09.2019 - 09:38

Policia ka arrestuar gjykatësin e Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Arrestimin e Berishës e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.

“Gjyqtari i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, Sali Berisha, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, tha Lutfiu.

Lutfiu ka konfirmuar se Sali Berisha është ndaluar për 48 orë.

***

Sali Berisha është gjyqtar departamentin e krimeve te rënda në Gjykatën Themelore në Pejë. Gjyqtari Berisha ka diplomuar në vitin 1981 në Fakultetin Juridik ne Univerzitetin e Prishtinës.

Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 1986. Ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Sekretariatin krahinor për judikatur dhe administratë nga viti 1981 deri ne vitin 1982 ku edhe ka punuar deri ne vitin 1986. Gjyqtari Berisha gjithashtu ka punuar edhe si gjyqtar në periudhën nga viti 1999 e deri në vitin 2010 ne Gjykatën Komunale Divizioni për Kundervajtje në Pejë.

Ndërsa në Gjykatën e Qarkut në Pejë si gjyqtar ka punuar nga viti 2010 deri ne vitin 2012. Nga një Janari i vitit 2013 Berisha, u emëru gjyqtar në departamentin e Krimeve të Rënda Gjykatës Themelore në Pejë pozitë të cilën ende e mban.