Qindra biznese që operojnë në afërsi të Nyjes së Fllakës, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës do të kenë akses në të dy anët e kësaj rruge, pa rrezikuar të shkaktojnë aksidente sikurse ndodhte shpesh deri më tani.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin, që parashikon ndërveprimin me mbikalimin autostradal dhe ndërtimin e korsive të ngadalësimit.
Qindra biznese që operojnë në afërsi të Nyjes së Fllakës, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës do të kenë akses në të dy anët e kësaj rruge, pa rrezikuar të shkaktojnë aksidente sikurse ndodhte shpesh deri më tani.
Mbas mbylljes për shkak të sigurisë rrugore nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar të disa hyrje-daljeve abuzive lejuar gjate viteve, të cilat qenë shndërruar në pika të zeza, duke shkaktuar aksidente të rënda në autostradë, tashmë do të fillojë rikuperimi dhe standardizimi i tyre.
Sipas ARRSH-së, në bashkëpunim me sipërmarrjet e zonës industriale të Fllakës, tashmë në Këshillin Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar, është miratuar projekti dhe mënyra e financimit të Nyjes së Fllakës, që parashikon ndërveprimin me mbikalimin autostradal dhe ndërtimin e korsive të ngadalësimit.
Miratimi i këtij projekti krijon akses në superstradën Tiranë – Durrës jo vetëm për bizneset e zonës industriale në të dy drejtimet e aksit, por edhe për komunitetin e banorëve që jetojnë në këtë zonë, brenda standarteve të sigurisë rrugore.
Ekspertët e sigurisë rrugore kanë ngritur shpesh shqetësimin për standartet që ofron autostrada Tiranë-Durrës në drejtim të sigurisë, duke kërkuar shpesh nga qeveria ndërhyrje të menjëhershme, si një formë për parandalimin e aksidenteve.