MENU
klinika

"S’ka përmbushur kontratën"

Bankers Petroleum: Punonjësit përdoret nga “Tosk Energji”

27.09.2019 - 12:15

Bankers Petroleum Albania ka reaguar pas protestës së punëtorëve të një kompanie që punojnë në rafinerinë Ballsh.

Kompania është mbyllur dhe punonjësit deklaruan se mbyllja ka ardhur për shkak të mos-furnizimit me naftë të papërpunuar nga Bankers Petroleum Albania.

  • DEKLARATA E PLOTË

Bankers Petroleum Albania është informuar nga media se punonjësit e kompanisë “Tosk Energji” që punojnë në rafinerinë Ballsh kanë protestuar dje pasi kjo rafineri është mbyllur. Përfaqësuesit e kompanisë kanë deklaruar për mediat se rafineria është mbyllur si rezultat i mos-furnizimit me naftë të papërpunuar nga Bankers Petroleum Albania.

Me keqardhje, vërejmë se punonjësit janë duke u përdorur nga “Tosk Energji” që në fakt nuk ka arritur të përmbushë termat dhe kushtet e Kontratës së Shitjes së Naftës Bruto për 2019.

Në fakt, Bankers dhe “Tosk Energji” kanë rënë dakord për Programin e Dorëzimit të naftës bruto në bazë ditore për Shtator 2019 dhe vëllimet e dorëzimit për Tetor-Dhjetor 2019, që në 27 Gusht. Në këtë ditë, “Tosk Energji” ekzekutoi Amendimin 4 të kontratës për ngarkesat e e naftës bruto gjatë Shtator-Dhjetor 2019.

Gjatë ditëve të fundit të gushtit, Bankers kërkoi nga Tosk Energji që të siguronte letër kreditin, por Tosk Energji konfirmoi zyrtarisht që për volumet gjatë muajit Shtatorit , derisa ata të hapin një letër krediti (siç kanë bërë në të kaluarën), Tosk do të tërheqë të gjitha ngarkesat e planifikuara duke bërë parapagime dhe pa shkaktuar ndonjë ndikim në operacionet dhe financat e Bankers.

Gjatë fundit të muajit gushtit dhe fillimit të shtatorit, Bankers i është drejtuar kompanisë Tosk me disa e-mail zyrtarë duke kërkuar prej tyre hapjen e letër kreditit ose kryerjen e parapagimit për volumet e planifikuara për muajin Shtator.

Por gjatë gjithë muajit Shtator, Tosk bëri vetëm një parapagim në vlerë prej 500 mijë USD dhe Bankers dorëzoi në Tosk (pikërisht në 1 Shtator) rreth 1.420 Mt bruto që mbulohej nga ky parapagim.

Për periudhën 1-10 Shtator, Bankers iu drejtua sërish disa herë Tosk Energji, por ajo nuk pagoi, pavarësisht se Bankers ishte në dispozicion dhe i ofroi të shesë sasitë e rënë dakord.

Tosk Energji jo vetëm që nuk pagoi/ nuk tërhoqi sasitë dhe nuk iu përgjigj Bankers, por shkoi edhe më tej, duke ndërprerë komunikimin me ne.

Tosk Energji ka shkelur disa hërë kontratat e shitjeve të naftës bruto duke e vendosur Bankers në situata të vështira për lëvizjen / shpërndarjen e naftës së prodhuar dhe shumë herë duke shkaktuar kosto shtesë të konsiderueshme.

Tosk Energji ka treguar se nuk ka vullnet të mirë për të bashkëpunuar dhe për më tepër kurrë nuk ka informuar Bankers për ndonjë mbyllje të rafinerisë Ballsh për çështje teknike të papritura ose për ndonjë arsye tjetër. Duke qenë në kushte të tilla, Bankers nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër, veçse të shiste këto volume në eksport.

Bankers ndër vite ka treguar gjithmonë se ka respektuar kontratat dhe angazhimet e saj. Edhe në këtë rast, ajo ka mbetur e angazhuar, por përsëri Tosk Energji është ajo që nuk po respekton kushtet e kontratave të nënshkruara.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier