“Aksioni do të vazhdojë ashtu siç është, i drejtpërdrejtë dhe për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve”.
Kështu deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pas daljes së saj nga selia e PD, ku zhvilloi një takim me Lulzim Bashën.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët Kryemadhi tha se zgjedhjet e 30 qershorit treguan se 85% e shqiptarëve nuk e duan më Edi Ramën.
Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse opozita do t’i kthehet protestave, ajo nuk tha detaje, ndërsa shtoi: “E rëndësishme është se ata bëjnë protestë çdo ditë”.
“Për LSI aksioni opozitar është i rëndësishëm. Kjo ka të bëjë edhe me 15-vjetorin e LSI. Aksioni do të vazhdojë ashtu siç është, i drejtpërdrejtë dhe për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarë, që janë margjinalizuar. Zgjedhjet treguan se 85% e shqiptarëve se duan më Ramë. E rëndësishme është se ata bëjnë protestë çdo ditë”, tha Kryemadhi.
Aleatja e Bashës nuk i kurseu as ironitë teksa u pyet për parlamentin, duke shtuar se: “Për kë parlament po flisni? Për këtë parlament të dështuar?!”.