Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar ashpër rivalin e tij politik, kryeministrin Edi Rama.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha thekson se Rama premtoi 300 mijë vende pune, ndërkohë që sipas tij përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë. Po ashtu lideri opozitar tha se në këto 6 vite janë vjedhur miliarda euro.
“Premtoi 300 mijë vende pune, por i përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.
Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”, shkruan Basha, ndërsa ka postuar edhe një video.