MENU
klinika

Foto

Bashkëshortja e Lorik Canës zbulon gjininë e bebes

18.09.2019 - 16:10

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmi e ëmbël e zbuloi vetë bashkëshortja e tij, Monica Ercoli, pak ditë më parë.

Ajo postoi një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku tregonte barkun e rrumbullakosur.

Ndërsa ditën e djeshme Monika ka zbuluar edhe gjininë e bebes, duke pohuar se është në pritje të një vajze. Me siguri pas këtij momenti çifti duhet të jetë më i lumtur se kurrë, pasi shumë shpejt një anëtar i ri do të shtohet në familjen e tyre.

Kujtojmë që Monica ka shprehur dëshirën e saj për të lindur vajzë dhe nëse ndodhte diçka e tillë do ta quante Enkelejda.

Loriku dhe bashkëshortja e tij janë prindër të një djali 4-vjeçar të quajtur Bojken dhe ata e kanë vërtetuar gjithmonë se janë mjaft të dedikuar ndaj tij.

Të gjithë kohën e lirë ish-kapiteni ja dedikon vogëlushit dhe me siguri edhe me fëmijën tjetër do të jetë po kaq i përkushtuar si baba.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bashkëshortja zbulon barkun e rrumbullakosur

Lorik Cana, baba për herë të dytë!