MENU
klinika

"Një hit i padiskutueshëm..."

Bebe Rexha po sjell një këngë me reperin shqiptar

23.09.2019 - 17:53

E dimë që ju duket e pabesueshme, por një nga reperët më të famshëm shqiptarë pritet të sjellë një bashkëpunimin me këngëtaren shqiptare, Bebe Rexha.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Mc Kreshën,  kënga është incizuar rreth 1 muaj e gjysmë dhe pritet të publikohet shumë shpejt.

“Kënga pritet të jetë një hit i padiskutueshëm, marrë parasysh faktin edhe të dy emrave me bagazh të gjatë në muzikë dhe talent të jashtëzakonshëm në këtë fushë”- shkruajnë mediat kosovare.

 

 

View this post on Instagram

 

35 hala Fresh si 1Zet

A post shared by MC Kresha (@tavnikcity) on

Mc Kresha ka qenë mjaft aktiv këtë verë duke prodhuar vetëm hite. Kënga e fundit e tij ka qenë bashkëpunimi me Art Abazin me titull “Enigmë” dhe përveç kësaj, bashkëpunimi i suksesshëm edhe me Taynën dhe Lyrical Son dhe disa projekte të tjera muzikore.

Ndërkohë Bebe Rexha ka qenë e zënë me koncerte dhe kënga e saj e fundit është “Not 20 Anymore”, kushtuar paraqitjes fizike!