MENU
klinika

Thyhen bardhekaltërit

Berisha mposht Strakoshën/ SPAL-i dramatik ndaj Lazios!

15.09.2019 - 17:29

SPAL-i ka mposhtu Lazion me rezultatin 2-1 në një ndeshje që dhuroi shumë emocione.

Interesante ishte përballja e dy portierëve shqiptarë, Etrit Berisha i vendasve dhe Thomas Strakosha i miqve. Dëmtimi nuk e shqetësoi Berishën që luajti nga minuta e parë dhe dhuroi një paraqitje të mirë.

Lazio e nisi sfidën më mirë, pasi kaloi në avantazh me anë të Immobiles që mposhti Berishën me penallti për 0-1.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën vendasit u futën me vrull.

Rezultati u barazua në minutën e 63′ me Petagnan.

Lojtari gjuajti fort me të majtën brenda zonës dhe Strakosha nuk arriti ta ndalte për 1-1. Lazio u hodh e gjitha në sulm për të fituar sfidën, por pësoi gol në minutën e 93′. Aksion i mirë i SPAL-it me Kurtic për 2-1.

Strakosha i pafajshëm dhe në golin e dytë të SPAL-it.

Fitorja e parë për vendasit që marrin 3 pikë të rëndësishme, ndërsa miqtë nuk janë në formë.