MENU
klinika

Negociatat

Cakaj: S’ka arsye objektive për ndarje të Shqipërisë nga M. e Veriut

05.09.2019 - 11:57

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj thotë Shqipëria nuk duhet të ndahet në procesin e hapjes së negociatave më Maqedoninë e Veriut.

Në një interpelancë me ekspertë të fushës së integrimit dhe studentë, kreu i diplomacisë shqiptare u shpreh se Nga pikëpamja parimore nuk ka arsye objektive për ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

‘Vendimi për hapjen e negociatave është në parim është endim individual. Ne besojmë se negociatat duhet të hapen edhe për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut në të njëjtën kohë, për shkak se KE ka dhënë vlerësimin për të dy vendet një zëri. 

Nuk ekziston një pako standarde e kushteve për integrimin evropian. Shumëçka varet nga kushtet e posaçme që duhet të plotësojnë shtetet për të prosperuar më tej në axhendën e integrimeve evropiane. Nëse në rastin e Shqipërisë  një prej prioriteteve kryesore ka qenë procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në rastin e Maqedonisë së Veriut një prej kushteve kryesore ka qenë zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë.

Në këtë kuptim kushtet janë të ndryshme, por meritat i kemi të njëjta sepse Komisioni ka folur njëzëri për të dyja. Nga pikëpamja parimore nuk ka arsye objektive për ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. ‘-shtoi Cakaj.