Reperi i njohur, Capital T ka nisur numërimin prapa për koncertin e tij më të madh në karrierë i cili mbahet në Tiranë.
‘Time Capsule’ do të mbahet me 19 shtator në sheshin Nënë Tereza dhe tashmë përgatitjet janë drejt finalizimit.
Capital T sot ka takuar Kryetarin e Bashkësi së Tiranës, Erjon Veliaj i cili ka treguar mbështetjen e tij për projektin e reperit kosovar.
Në një postim në Instagram, Kapo ka falenderuar Veliajn për përkrahjen.
“Miremengjes nga Bashkia e Tiranes, faleminderit Kryetar Erion Veliaj per suportin e madh ne projektin tone TIME CAPSULE i cili do te ndodh pas disa ditesh ne sheshin Nene Tereza. Shihemi me 19.09.19”, ka shkruar reperi.
Ndërkohë, ky është koncerti i parë i reperit me përmasa të tilla ku pritet të mblidhen një numër i madh adhuruesish.