Media e njohur ESPN ka publikuar formacionin më të mirë në botë, ku vihet re mungesa e yjeve si Alisson, Sergio Ramos apo Harry Kane.
ESPN ka formuar një skuadër me lojtarët më të mirë momentalisht duke u rreshtuar me formacionin 4-3-3. Portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak, merr rolin e gardianit mes dy shtyllave duke fituar betejën me Alisson Becker të Liverpool-it dhe Marc-Andre ter Stegen të Barcelonës.
Virgil Van Dijk, i cili fitoi çmimin “Lojtari i Vitit” nga UEFA, është i përzgjedhuri i radhës në qendërmbrojtje sëbashku me mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Në krahun e djathtë të mbrojtjes është gjermani Joshua Kimmich i Bayern Munich dhe talenti i Liverpool-it Andy Robertson ne të majtë.
Treshja e mesfushës përbëhet nga francezi N’Golo Kante i Chelseat, blerja e re e Barcelonës Frenkie de Jong dhe përkrah tyre fantazisti i Cityt Kevin De Bruyne, i cili është në formën e tij më të mirë këtë sezon me Citizens. Argjentinasi Lionel Messi është në krahun e djathtë të sulmit sëbashku me portugezin Cristiano Ronaldo në të majtë.
Qendrën e sulmit e udhëheq ylli i PSG, Kylian Mbappe.
Disa tifozë kanë kundërshtuar përzgjedhjen e ESPN duke zëvendësuar De Jong dhe Mbappe me lojtarin e momentit te City, Bernardo Silva dhe bomberin e Bayern Munich, Robert Lewandowski.