Nëse i adresohemi kronologjisë dhe kontributit të deputetëve të legjislaturave të kaluara, do të mund të bënim një tipologji (ideal types) interesante të tyre!
Aty do të mund të gjejmë njerëz: karizmatik që kanë hy me background të paqes, luftës, shoqërisë (kinse) civile, etj. Aty do të mund të identifikojmë deputetë që asnjëherë gjatë gjithë mandatit nuk i është ndie zëri!
Gjithashtu aty do të mund të identifikojmë edhe deputetë që asnjëherë nuk e kanë ngritur gishtin e tyre, pa e pyet bossin e tyre partiak!
Por, çfarë deputetësh kishin legjislaturat e mëhershme, dhe cilin tip tani në zgjedhjet e tetorit 2019, s’do ua preferoja votuesve kosovar;
- Tipi i deputetit idealist.
Ky tip, në tempullin e demokracisë hyri me një pretendim të rrufeshëm për t’i realizuar idealet e tija të kamotshme mbi: shtetin e Kosovës, demokracinë, lirinë, dhe barazinë! Me një kredibilitet të njeriut që të ndihmojë realizimin e synimeve dhe idealeve të gjeneratave të tëra para e pasluftës, atij ju bë një vend nderi në Parlamentin e parë të Kosovës. Votat që mori nga populli të cilin e mbante akoma atmosfera e deliriumit të vetëkënaqësisë për triumfin mbi Serbinë, i shfrytëzojë si rast ideal për të ri dëshmuar edhe një herë të gjitha sakrificat që i kishte bë prej viteve ’68-ta, atyre ‘81-ta , si edhe të atyre ’99-ta.
Mirëpo, së shpejti kuptoi që aula e foltores së demokracisë ishte shumë e ngushtë për agjendën që i kishin premtuar vetvetes dhe votuesve të tij. Ai vazhdoi edhe më tej me gjuhën e tij të sakrificës, viktimizimit dhe idealit për të cilin e kishte bërë edhe një dekadë՞ burgu në kazamatet serbe, duke rrezikuar kështu gjithë at kapital moral që kishte fituar më parë. E hetoi që koha e tij kishte mbaruar… e me këtë edhe mandati i tij!
KËSHILLË: Ju vendosni se a keni akoma nevoje të dëgjoni refrenet e tillë në legjislativin e ardhshëm.Une mendojë se jo.
- Tipi i deputetit oportunist.
Ky lloj tipi, gjatë pothuajse shumicës së seancave në legjislativin e kaluar kurrë me gojën dhe gishtërinjtë e tyre nuk kanë thënë ndonjë “jo” të madhe dhe burrërore. Këta deputet njihen në publik si tip që si thotë populli nuk janë”as hairi i shkaut , e as sherri i turkut”!
Gjuha e këtij tipi është gjuhë tipike oportune në shumicën e rasteve, e në veçanti atyre kritike kur aprovoheshin ligje që propozonte qoftë qeveria apo opozita. Për këtë tip deputeti më e rëndësishme ishin interesat e tija personale se sa ato të shtetit!
KËSHILLË: Nuk ju kisha rekomanduar t’u afërmve e aq më pak vetvetes ta votojnë assesi këtë tip. Sepse, thjeshtë kanë rënë edhe nga “provimi” historik, edhe ai pragmatik.
- Tipi i deputetit servil.
Servilizmi si kategori morale, por edhe një sjellje e parë dhe e dëshmuar katërpërcish në ish legjislativin e kaluar dhe përgjithësisht në politikëbërjen e Kosovës, është një dëshmi reale dhe jo vetëm perceptim karshi qendrave të vendosjes që u amputua në gjithë kastën politike.
Në fakt, partneriteti jo i sinqertë ka bërë që detyrimisht raportet ndërmjet gpalëve të mos e disponojnë kohezionin e barazisë, respektimit dhe partneritetit. Servilizmi si dukuri dhe fenomen në kastat politike kosovare ka bërë që të rritet dukshëm papjekuria dhe fuqia e vendimeve të rëndësishme nacionale për Kosovën për të ardhmen. E themi kështu ngase pajtimi apo konsensusi së bashku me ujdinë parimore cmohën edhe nga miqtë tanë perëndimor
KËSHILLË: Mos e votoni ASESI këtë tip deputeti! Keni njëmijë arsye! Këta jane “YES man-a”, që edhe me u kthy Serbia, nuk dijne me thënë kurr Jo!
- Tipi i deputetit heshtak.
Asnjëherë në asnjë seancë parlamentare ky lloj tipi i sjelljes së deputeteve kosovar nuk iu është dëgjua zëri i tij, pra zëri i atyre që e kanë votuar. Thënë më mirë, ky tip finok ne shumicën e seancave vetëm ka bë gjumë dimri! Edhe në momentet e veçanta, ky tip ka dit të ruaj “integritetin” e vetë.
KËSHILLË: Kosovës në periudhën që po hyjmë nuk i duhen deputet të tillë, DEFINITIVISHT! Shumica e këtij tipi ishin nga legjislatura e kaluar. Dhe mbi 80% te ligjeve s’i kanē votuar.
- Tipi i deputetit heroik.
Ky tip me shume ishte i prirur të ndëshkohet nga elitat e shtetit dhe kolegët e vetë se sa të pranojë të lëshojë pe në qëndrimet e veta bindëse. Thënë më thjesht këtij tipi me shumë i shkojnë përshtati të provojnë tema dhe vendime kruciale për shtetin e vendin se sa për partinë, grupin apo vetveten. Interesi dhe fokusi i tyre nuk ishin temat periferike dhe ato dytësore, por kombi, gjaku, shteti, institucioni ngaqë vlerësimi dhe kalkulimi i këtij tipi ishte që në këto tema ai dhe të tjerët si ai më së miri do të mund të grabisnin zemrat e atyre që i përcillnin përmes mediave elektronike dhe ato të shkruara.
KËSHILLË: Ndoshta duhet ta votoni këtë tip deputeti! Keni një arsye më shumë për ta mbajtur gjallë idenë e identitetit kombëtar shqiptar!
- Tipi i deputetit konformist.
Ky tip në rastin tonë më së miri mund t’u adresohet atyre deputetëve cilët gjatë tërë mandatit të tyre nuk i takonin vetvetes, por qëllimeve dhe aspiratave të grupeve të ndryshme, klanore, partiake, qeveritare e opozitare në ish parlamentin e Kosovës. Duke mos qenë vetvetja, ata gjatë mandatit të tyre nevojën e origjinalitetit të shumtën e rasteve e kanë kompensuar me një strehim të verbër tek grupet e mësipërme, klanore, qeveritare dhe opozitare.
Ata duke e keqkuptuar dhe keqinterpretuar të drejtën e përfaqësimit të sovranit, jo vetëm që nuk shprehnin vullnetin dhe synimet e tij, por çka është më e keqe as individualitetin e tyre vetanak (!) që është ishte paradoks i llojit të vetë! Si ka mundur që një njeri që ka marrë mandat të popullit të bëhet aq konformist në të gjitha ato situata dëshpëruese për interesin e sovranit?
Një përgjigje e mundshme do të ishte dëshira e tij për të mbijetuar në këtë vorbull kacafytjes me të tjerët (partitë dhe individët brenda llojit të vetë dhe atyre kundërshtare në Parlamentin e Kosovës. Ndërsa, një tjetër do te mund te ishte, gatishmëria e tyre për tu rikandidua serish ne këtë post apo me mirë me thënë vend pune kogja te paguar nga taksapaguesit.
KËSHILLË: Fare legjislativi i ardhshëm nuk ka nevoje për tipin e këtillë!
- Tipi i deputetit rebel.
Ky tip deputeti ne ish Parlamentin e Kosovës, reflektonte kryesisht kodin e refuzimit në cfardo vendimesh, pa marr parasysh qëllimin dhe shkakun e imponuar nga grupet e ndryshme parlamentare ne legjislativ. Ky tip duket qe i ka munguar shume ish legjislativit te shkuar. Shpresa se do kemi në këtë parlament është me se evidente!
KËSHILLË: Votoni këtë tip deputeti, se keni arsyen e vetme: konsolidimin e demokracisë në Kosovë…
- Tipi i deputetit sms-ist.
Është produkt i teknologjisë informative, te cilin disa nga deputetet e ish Parlamentit te Kosovës e kane maksimalizuar shpesh herë për qëllime e interesa meskine personale, klanore e sidomos partiake. Ky tip ishte tejet pragmatik sidomos kur prekeshin interesat e lartcekura.
I udhëhequr nga ambicia për të qenë koherent me kohen dhe zhvillimet teknologjike ky tip deputeti merrte pozicionim neutral e çka është edhe me interesant pozicionim ad hoc! Për te nuk ishin interesante zhvillimet dhe vendimet që merreshin rreth ligjeve, privatizimit, postes, etj. Vetia dhe motivi kryesor e tij ishin konsensusi midis vendimeve dhe refuzimeve qe kontrabandoheshin përmes sms-ave.
Thënë më troç, këtij tipi pragmatizmi i shkonte përshtati dhe si i tillë nuk mund te themi qe ishte i dëmshëm në vendimmarrjet qe pasonin në debatet kundërshtuese e herë herë edhe përjashtuese parlamentare pozitë- opozitë.
KËSHILLË: Vendosni vete për këtë tip deputet. Teknologjia e ka bë të veten!
- Tipi i deputetit analfabet.
Ky tip ne pamundësi të arritjeve akademike gjithnjë në çdo situate debutuese e ka ndie vetën inferior në raport me kolegët dhe eprorët tjerë partiak e qeveritar të cilët kanë pasur arritje tjera. Ka pas raste që në ish Parlamentin e kaluar shumica e këtij soji deputetësh nuk kanë deklaruar asnjëherë asnjë dokument për nivelin e tyre akademik! Disa prej tyre vetëm gjatë mandatit të ushtruar kanë marr diploma fakultetesh, e disa me ato të shkollave të natës janë “shitur” në publik me backgraund akademik! Por për këtë tip deputetesh nga përvoja e kaluar, është dëshmuar se me së lehti manipulohen!
Varësia e tyre e këndëvështruar me logjikën e tyre si handikap, në fakt atyre u ka krijuar teren të përshtatshëm për intrigat, mashtrimet, komplotet edhe nxitjet e shumta që ata i bënë gjatë këtij mandati . Në legjislativin e kaluar mund të themi gjithashtu se janë identifikuar edhe disa lloje sjelljesh asociale të këtij tipi, siç ishin skandalet komplotiste në mediat tona . Grupimi i pare, shume i dëgjueshëm dhe tejet servil përball autoriteteve partiake…Grupimi i dytë, shumë i kooperativë përballë sfidave dhe autoriteteve qeveritare.
KËSHILLË: ASSESI mos e votoni as këtë tip deputeti! Arsyeja e vetme është se Ju jeni shume më i mirë se ai që nuk ka as përgatitje profesionale. Si do të mund të angazhohet për nevojat dhe kërkesat Tuaja, kur ai nuk përkujdeset as për ato të vetat?!
- Tipi Karizmatik
Si dukuri shoqërore karizma ne fakt është një risi në historinë e njeriut. Personi I cili posedon këtë dhunti gjithnjë para vetes sheh një detyre, një obligim të ndërgjegjësuar se është i thirrur të ndryshojë gjërat në favor të një etike dhe morali të lartë njerëzor. Për ta bërë këtë ai/ajo duhet patjetër të posedojë disa cilësi apo një karakter të fortë imponues me një bindje të plotë në atë që e thotë dhe e bënë. Tipin e tillë zakonisht e përcjellin disa dhunti që në sytë e masës zakonisht projektohet herë pas herë edhe si mrekulli e vetë Zotit!
Por kur projektohet ky tip apo soj I njerëzve, në rastin tonë deputeteve të ish legjislativet hetojmë që kemi pas pak apo shumë pak deputet që me ketë parim kane qenë të udhëhequr në mandatin e shkuar, ani pse logjikisht duke marr parasysh luftën e ndodhur, rezistencën e pandalur joviolente është dashtë të paktën të kemi më shumë të tille. Duket që lakmia për pushtet I ka prishur dhe si të tille vetëm disa nga ky soj kanë mundur të mbajnë qëndrimet e tyre parimore, etike e morale.
KËSHILLË: Vendosni vet, nëse do ta votoni këtë tip deputeti! Nëse mendoni që Kosova e shek. XXI, ka nevojë për këtë tip atëherë Votojeni pa hamendje. Tipa te tille ka akoma gjalle edhe ne vendet me traditë të gjatë demokratike. Këta asnjëherë nuk shuhen, janë si feniksi…Kosova ka nevojë për ndryshime!
- Tipi komplotist.
Ky tip siç (e cilësoi një zyrtar i jashtëm perëndimor!) e prezantojë vetën në aulën e legjislativit dhe sidomos në medie elektronike dhe ato të shkruara e zgjoi vëmendjen edhe opinionit të publik kosovar me odisejadën e procedurave (jo)ligjore për rrëzimin e ish Presidentit Sejdiu, padyshim qe lexuesit dhe shikuesit e mediave dine të adresojnë saktësisht se për cilën kategori dhe për cilët ish deputet është fjala. Ky tip gjatë gjithë mandatimit te tyre asnjëherë në asnjë seance nuk ka qenë konstruktiv as ndaje partisë se vete as kolegëve tjerë parlamentar. Në fakt ajo cka ata e kane pas si opsesion te tyre permanent kane qene organizimi i komploteve të tipit hobsian: “Bellum omnium contra ommes”!
KËSHILLË: Assesi mos i votoni! As mendja mos tu shkojë të votoni deputetet e tillë që në mendje të tyre të sëmure kanë pas vetëm mendjen tek shantazhet.