Është Tottenham surpriza e madhe e turit të 1/16 të Kupës së Ligës në Angli.
Vazhdon momenti negativ për skuadrën e Pochettinos që u mposht pas goditjes së penalltive me shifrat 4-3, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, nga Colchester, skuadër e Ligue 2, kategorisë së 4-t të futbollit anglez.
Për Tottenham nga pika e bardhë gabuan dy lojtarë pikërisht Eriksen dhe Lucas Moura. Nuk patën probleme skuadrat e tjera të mëdha për të avancuar më tej. Manchester City avancoi më tej falë suksesit të lehtë me shifrat 0-3 në fushën e Preston skuadër që luan në Championship.
Finalizimet e Sterling, Gabriel Jesus dhe autogoli i Ledson që në pjesën e parë i mjaftuan City-t që në fraksionin e dytë kurseu energjitë. Fitore të thella me shifrat 0-4 për Leicester dhe Southampton respektivisht ndaj Luton dhe Portsmouth.
Everton triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Sheffield Wednesday, Watford mposhti 2-1 Swansean ndërkohë që Arsenali shënoi 5 herë në portën e portierit të Kosovës, Muriç duke triumfuar me shifrat e thella 5-0.