*Nga Alban Daci
1. Një ish ministër kërkohet të dënohet me 12 vjet burg .
2. Një president kërkohet të futet në burg.
3. Një Opozitë është jashtë parlamentit dhe një tjetër e shtirur është në parlament.
4. Një palë zgjedhje u bënë më datë 30 e një palë të tjera duhet të bëhen më datë 13.
5. Një deputet ka punësuar gjithë fisin e 600 mijë të tjerë shqiptarë s’kanë bukë të hanë.
6. Një kryetar bashkie lë mandatin si i dënuar e disa të tjerë po ashtu pritet ta bëjnë këtë gjë.
7. Nje i ri me universitet, pa mik, nuk ka bukë të hajë në Tiranë e biri i një deputeti analfabet ka gjithçka.
8. Një vajzë me shkollë me prindër intelektual nuk ka mundësi të jetojë me dinjitet dhe vajza e një deputeteje në instagram ju bën reklamë rrobave me vlerë mijëra euro.
9. Një deputete aktuale thotë se ka harruar shqip, sepse ka jetuar 17 vjet në USA dhe biri i një Arbëreshi pas 500 viteve larg Shqipërisë flet një shqipe dinjitoze.
10. Në çdo vend të botës, ku bëhen zgjedhjet me një parti e një kandidat quhet diktaturë, në Shqipëri e quajmë demokraci.
11. Në çdo vend të botës intelektualët janë vlerë, në Shqipëri janë mëshirë dhe fatkeqësi.
12. Në Shqipëri bën juristin analfabeti dhe intelektuali vuan për drejtësi.
13. Në Shqipëri i ndershimi jeton në mizerje e ndërsa hajduti quhet i zoti e jeton me status biznesmeni.
A mund të gjeni një vend tjetër, përveç Shqipërisë, që i ka këto?!!!