01.09.2019 - 13:35
Barcelona nuk arriti të sillte në Camp Nou Neymar, ndërsa Ivan Rakitic duket se i ka ‘mbetur në derë’.
Kroati po mundohet të gjejë strehim tjetër në orët e fundit të merkatos dhe Juventusi është shfaqur në skenë.
Kampionët e Italisë duan kroatin, ndërsa ofrojnë Emre Can si shkëmbim.
Ky i fundit nuk ka arritur të bëjë mirë në Serie A dhe është i hapur për t’u larguar.
Ai nuk do që të vazhdojë më me bardhezinjtë, prandaj pritet vetëm përgjigjja pozitive e Barcelonës që lëvizja të mbyllet me sukses.
Juventusi është gati t’i ofrojë Barcelonës dhe njërin prej Matuidi, Cuadrado, Bentancur dhe Bernardeschin në rast se nuk preferojnë Emre Canin.