MENU
klinika

Alarmohen banorët

Dibra ‘nën pushtetin’ e zjarrit/ Rrezikohen banesat!

15.09.2019 - 13:20

Dy vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë pyjet e Dibrës dhe Bulqizës, ku kërkohet ndërhyrje alarmante pasi flaket po u afrohen banesave.

Prej tre ditësh një zjarr i madh ka përfshirë masivin pyjor me pisha në fshatin Vlashaj të Lurës.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe flakët po u afrohen banesave dhe sipas banorëve sipërfaqja e djegur deri tani shkon në 10 ha.

Të alarmuar kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi zjarri nuk mund të shuhet nëpërmjet tokës.

Vatra tjetër e zjarrit është në Shupenzë, ku flakët kanë përfshirë pyjet me dushqe në fshatin Mazhicë.

Edhe në këtë fshat zjarri po u afrohet banesave dhe besohet se janë djegur rreth 5 ha.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri