MENU
klinika

Si ti përgatisim ata?

Disa këshilla për fillimin e shkollës për fëmijët me autizëm

09.09.2019 - 15:28

Kthimi në shkollë mund të jetë veçanërisht stresues për fëmijët me autizëm dhe prindërit e tyre, por përgatitja dhe vendosja e një rutine mund ta lehtësojë.

Spitali i Fëmijëve në ka këshilla për t’i ndihmuar prindërit të fillojnë një vit të ri shkollor me një fillim të mbarë.

Nëse koha lejon, kërkoni që të vizitoni shkollën përpara se të rifilloni orët e mësimit. Me leje, fotografoni shkollën, sheshin e lojërave, klasën dhe mësuesin për të krijuar një libër fotografish për fëmijën tuaj.

Diskutoni nevojat e fëmijës me drejtorin dhe mësuesen. Pyesni për përvojën e shkollës me çrregullime të spektrit autik (ASD) dhe si punon stafi me fëmijë që kanë ASD.

Nëse është e mundur, takoni mësuesit përpara se shkolla të fillojë të flasë për pikat e forta dhe nevojat e fëmijës suaj,qëndrimin ulur dhe shpërqendrimet e mundshme.

Mundohuni të mbani të paktën një gjë të qëndrueshme nga viti shkollor i mëparshëm, veçanërisht nëse fëmija po ndryshon klasat, mësuesit ose shkollat. Për shembull, nëse ishit të kënaqur me ndihmësin e fëmijës, përpiquni të mbani të njëjtin.

Shikoni fotot e miqve dhe aktiviteteve nga viti i kaluar me fëmijën për të inkurajuar bisedat rreth shkollës.

Luaj “shkollë” në shtëpi për të ndihmuar fëmijën të mësohet me aktivitetet e pritura dhe për të lehtësuar frikën.

Nëse fëmija po fillon në një shkollë të re dhe ka një mik i cili po bën të njëjtën gjë, njoftoni fëmijën se ai do të jetë së bashku me të në aventurën e tyre të re.