MENU
klinika

Albin Kurti tregon kush merr vendimin

Ditmir Bushati në krye të “Vetëvendosjes”?

04.09.2019 - 16:49

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati, është një nga emrat më të përfolur si drejtues i ardhshëm i Lëvizjes “Vetëvendosja” në Tiranë.

Por, sipas kreut të kësaj lëvizjeje Albin Kurti, një vendim të tillë duhet ta marrin strukturat e qendrës në Tiranë.

Në një intervistë për “ABC News”, Kurti flet edhe për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë si dhe për taksën e produkteve që vijnë nga Serbia.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë, Albin Kurti nuk e fsheh dëshirën për të bashkëpunuar me ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati por kur vjen fjala për drejtimin e Lëvizjes Vetvendosja në Tiranë ai thekson se vendimet janë të strukturave të qendrës në kryeqytet.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti thekson se Bushati është një politikan që duhet të japë kontributin e tij jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Duke mos e fshehur marrëdhënien e ftohtë me kryeministrin Rama, Kurti nuk e sheh problem bashkëpunimin me kreun e qeverisë shqiptare nëse do të zgjidhet kryemistër i Kosovës. Albin Kurti është i bindur se në 6 tetor do të jetë ai kryeministri i ri i Kosovës, teksa LDK është forca e vetme me të cilën e sheh të mundshëm bashkëpunimin paszgjedhor. Një vendim e ka edhe për taksën 100% për mallrat me Serbinë, nëse zgjidhet kryeministër.

Albin Kurti ishte në Tiranë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë.

“Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”, është quajtur nisma e Qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë