07.09.2019 - 19:56
Cristiano Ronaldo vendosi t’i thoshte lamtumirë Real Madrid-it dhe Spanjës në verën e 2018-ës dhe të transferohej në Torino tek Juventus.
Një mungesë që vazhdon të ndihet në La Liga, siç ka pranuar vetë presidenti i kampionatit spanjoll, Javier Tebas.
“Mendoj se largimi i tij do të kishte patur një ndikim më të madh, por preferoj një kampionat me CR7 se një pa të. Do të doja që të kthehej në Spanjë”, ka thënë Tebas për Canal 11.
“Do të doja që të kthehej edhe Jose Mourinho në drejtim të një ekipi të La Liga-s. Është një trajner i madh, përveçse një emër i madh, i cili do ta bënte më tërheqës kampionatin tonë”.