MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

Duartrokitja u shndrron në turmë amorfe, e jo votues potencial!

03.09.2019 - 15:16

1. Duartrokitjet masive, pa hamendje, pa e ditur ofertën e kandidatit, pra duartrokitjet që po bëhen me inercion aktiv (ku njeriu s’sheh asnjë ofertë konkrete, përveç frazava populiste që s’kanë madje asnjë lidhje me realitetin!?) në fushatat zgjedhore, më së miri dëshmon që elektorati kosovar, lëre që po tregohet naiv, por, politikisht po del si shumë i papjekur dhe i paemancipuar;

2. Duartrokitjet e tilla masive, si në komunizëm kur instiktivisht dhe me autosygjestion e intuitë ekskluzive partiake, i duartrokitet kandidatëve pë postin e kryeministrit/es, ta përkujton kohën e Titos, Enverit dhe Stalinit…;

3. Që si skenar dhe si ikonografi e folklorizim mediatik, të fut në situata dilematike dhe të mendosh se; natyra e servilizmit s’ bashku me ate te konformizmit po bëhen “produkte” pasionante të fushatës 2019..,

E kjo s’është shenjë e mirë as për demokracinē e brishtë kosovare, e as për kandidatët në fjalë.