MENU
klinika

Nis zbatimin urdhri i Ramës

Durrës/ Zhvendosen çadrat e ushtrisë, akomodohen qytetarët

22.09.2019 - 14:37

Menjëherë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, ka nisur puna në qytetin e Durrësit për të mbushur me shtretër dhe çadra stadiumin “Niko Dovana”, ku të mund të qëndrojnë të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti 5.8 ballë, që goditi Shqipërinë pasditen e djeshme.

Në tre pikat e ngritura në ndihmë të qytetarëve janë vendosur punonjës të bashkisë për të bërë regjistrimin. Sipas gazetarit, janë me dhjetëra qytetarë që kanë ardhur në këtë vend dhe kanë denoncuar problemet që kanë nëpër shtëpi.

Një nga problematikat më të mëdha në Durrës janë ndërtesat e vjetra, përbri të cilave janë ndërtuar kate të reja, ku për shkak të tërmetit ka pas edhe ndarje të pallateve.

Punonjësit e bashkisë janë të gjithë në punë dhe po bëjnë transportimin e dyshekëve dhe çadrave në stadium.