MENU
klinika

Duket si një ëngjëll...

Dy ditë pas lindjes, reperi tregon fytyrën e vogëlushes

14.09.2019 - 12:09

Dy ditë më parë, reperi Alban Visoka i njohur me emrin e artit, Fajt, u bë baba për herë të dytë.

Në jetë erdhi një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Alea.

Artisti fillimisht dha lajmin e ëmbël me anë të një shkrimi në rrjete sociale, duke falënderuar Zotin për këtë dhuratë e më pas publikoi edhe një fotografi të vajzës së porsalindur.

Ai ka zbuluar për herë të parë imazhin e saj dhe duket si një engjëll.

Albani është gjithashtu baba i një vajze, me të cilën ndan vazhdimisht foto në rrjete sociale.

Kujtojmë se disa prej këngëve më të njohura të Fajt janë: “Ça bon për mu”, “Marijuana”, “Your love” etj.