MENU
klinika

E parezistueshme

Dybala plus para/ Zbulohet oferta e Juves për Neymar!

05.09.2019 - 16:29

Zërat se Juventus po kërkonte të sillte Neymar në Torino, gjatë merkatos së verës kanë qenë të vërtetë, por ky operacion nuk u realizua për shkak të kostove të larta financiare.

“BBC” ka zbuluar se Juventus u paraqit tek PSG dhe ofroi kartonin e Paulo Dybala, si dhe 100 milionë euro të tjera, për të marrë shërbimet e brazilianit.

Këtë ofertë klubi francez nuk e ka pranuar, duke kërkuar shifra më të larta dhe operacioni ra poshtë menjëherë.

“Nuk është e mundur”, me këto fjalë drejtori sportiv, Fabio Paratici hodhi poshtë një tjetër lëvizje të bujshme drejt Italisë.