MENU
klinika

Ngatërrimi i himnit

“E patolerueshme”/ Macron i dërgon mesazh Ramës!

08.09.2019 - 12:35

Presidenti i Frances Emmanuel Macron i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjese për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar.

Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtareve shqiptarë dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë.

Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit te Frances, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij te ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bere nga Federata Franceze e Futbollit.

Të parët ishin lojtarët e Shqipërisë që do këndonin himnin, por organizatorët vendosën një himn komplet tjetër, dhe lojtarët shqiptarë u habitën.

Më pas, u këndua himni i Francës. Lojtarët shqiptarë nuk lëvizën nga vendi, teksa nuk pranonin të vazhdonin procedurën duke dhënë duart, teksa prisnin që të dëgjohej himni i tyre, himni i Shqipërisë.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit