Një ngjarje e rëndë mësohetseka ndodhur në Rrëshen të Mirditës.
Shtetasi me inicialet A.P., me funksion magazinier në Minierën e Spaçit është gjendur pa shenja jete.
Shkaku i vdekjes dyshohet të jetë aksidental pasi raportohet se është zënë poshtë nga një presë metalike.
*Informacioni paraprak
Rreth orës 09:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar pa shenja jete shtetasi A.P. vjeç 47, banues në Fan – Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë, i cili dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.