MENU
klinika

100 “perla” të gjuhës shqipe plot mesazhe

Ecën si pula pa krye… Shih me sy e plas me zemër…

12.09.2019 - 08:33

“Gjuha jonë është e varfër”.

Këtë e dëgjojmë dhe e lexojmë shpesh, e “na vret” sytë.

E kundërta është e vërtetë.

Gjuhën shqipe e varfërojmë ne, për turpin tonë.

Ca me snobizëm, ca me varfërinë tonë gjuhësore.

Për të provuar sa e pasur është gjuha jonë ju ftojmë të sillni, bashkë me shpjegimin, shprehje dhe fjalë…

Mbledhur nga Aurela Elezaj, mësuese

1. E ka gojën si arka e plakës – nuk e xjerr sekretin.

2. Bathë bathë po një kokërr – e njëjta gjë, po njësoj

3. I merr fjalët me cepa – keqkuptohet, i merr gjërat ters

4. Flet çapërpik – nuk merret vesh se ç’thotë

5. (Def) Pesë defe e mbysin një tupan – kur ndërhyjnë shumë vetë punët prishen fare

6. Po e nxorri dhemballa, e mori mehalla – Fjala hapet shpejt

7. Pa egjër – eshte njeri i paster, pa te meta

8. I është ënjtur koka – flet pa kuptim, thotë brroçkulla

9. Si ferra e gomarit në mes të livadhit – thuhet per dike qe nuk perket aty, eshte i pavend

10. Ka pirë gurin e gjakut – ka vuajtur shume ne jete

11. S’i ndryshket gjilpëra – eshte shume punetor

12. Ta pjek hallvën – të bën keq, të bie në qafë

13. I lëshon fjalët ishqilas – flet me dyshim, me pasiguri

14. Shqep jorganin e arnon çarçafin – Prish një pune te madhe per te ndrequr nje te vogel

15. – Po s’pata unë kalë, kurrë mos mbiftë bar – thuhet per ate qe shikon vetem intersin e tij

16. E peshon leshin në shpinë të deles – dikush që punon pa plan

17. Rritur me llomishta djathi – rritur i varfer, ne skamje

18. Eshtë maçorr me veshë gomari – dikush që eshte budalla, mendjelehte

19. Dita e sheh, nata e ndien – cdo gje te besh do merret vesh

20. E do me zemren e njerkës – s’e do fare

21. Të vdektë ora në m…! – paç një fund të turpshëm

22. I qepur me pe leshi – pa gusto, i veshur pa shije

23. E ka qimen gjok e mendjen log – mendjelehtë, budalla

24. Eshtë rasat qeni – është njeri i poshtër

25. Të rrjep si thiun – të shfrytezon

26. Ik sorrë, e hajde korb – kur largohesh nga dicka e keqe, e perfundon akoma me keq, nga shiu ne bresher

27. Shkozën e bën vresht – thuhet për dikë qe i ecën puna

28. Ia nxorri tehun – e rregulloi diçka, e bëri përsëmbari punen

29 – Si thelpinjtë e arrës në lëvozhgë – thuhet për dy vetë qe jane lidhur ngushtë

30. S’trembet ujku nga bubaçët – Nuk mposhtet lehtë dikush, eshte trim

31. Vjen si veriu, e shkon si murlani – thuhet per nje njeri te shkathet, energjik

32. Sikur e ka ngrënë xekrri – eshte shume i merzitur, i shqetesuar

33. T’i lan xhepat – te vjedh, hajdut

34. Është yndyra e burrit – eshte me i miri

35. I theu zemra brinjët – pati nje ndjenje te forte, i erdhi shume inat, shume i dashuruar

36. Hyn në zhgalle – ne rruge qorre

TE TJERA

M’u ca hunda
M’u tha zorra
Na thau syte
M’u dogj xhani
Na preu krahet
Merr kot si pushka jevgut
Flet si kodra mbas bregut
Gjej shesh e bej pershesh
U derdh gjaku lume
Na prishe gjakun
Nuk i thuhet derrit – daje
Nuk ka pyll pa derra
Kali i kuq e ka një huq
Nuk çalon gomari nga veshet
Kalit te falur nuk i shihen dhembet
Qimen per peq (mos u grric kot)
Njeri i bie gozhdes, tjetri patkoit.
I jep doren, te merr krahun.
Shtati pyll e mendja fyll.
Shih me sy e plas me zemër.
Ajo po kerkonte gjilperen ne kashte.
Ai s’e ha sapunin per djathe.
Na e beri gjakun uje.
Shtri kembet sa ke jorganin.
Nuk ka pyll pa derra.
Nuk calon gomari nga veshet.
Flet si kodra mbas bregut.
Ata kane gjetur tenxherja kapakun.
E ben punen shkel e shko.
Ja beri 8 me 2.
E priten me kembet e para.
Ja futi te dy kembet ne nje kepuce.
Te na rrofsh sa malet!
E hengra me sy.
Ika nga syte kembet.
E paç doren e lehte.
E kam pergjgjen ne maje te gjuhes.
Ta bej kurrizin me te bute se barkun.
M’u hiq sysh se po me hane duart.
M’u bë koka daulle.
T’u thafte dora.
Me një gur, vret dy zogj.
Të merr gjak në vetull.
Ti je ku rafsha, mos u vrafsha.
Merre me lëng, se mishi u mbarua.
Kur ben dasem fukarai, i çahet daullja.
Ma bie gjithnjë në majë të hundes.
Ti dashke të nxjerrësh dhjamë nga pleshti.
Qeni qe leh, nuk te kafshon.
Ajo është që ta pish në kupë.
Ecen si pula pa krye.
Foli si e ema e Zeqos maje te Thanes.
Bjeri pragut, te degjoje dera.
U beme si kembet e dhise.
U zune per 5 pare spec.
Peme pa kokrra.
Më bën trupi miza-miza.
Kush ja hap gropen shokut, se bie brenda vetë.
Gure gure behet kalaja.
E ndoqi kemba-kembes.
E humbi si xhaferri simiten.
M’u be koka tym.
I bera syte kater.
E zune me presh ne dore.
Dhi e zgjebosur, bishtin perpjete.
I hedh gjerat si lopa bajgat.
Me ka ardhur ne maje te hundes.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen