MENU
klinika

Po opozita e re çfarë qëndrimi mbajti?

‘Ekonomia’ rrëzon Metën, refuzon Petraq Milon për KLSH-në

04.09.2019 - 11:51

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi kandidaturën e presidentit Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Petraq Milon.

Opozita e re votoi pro kandidaturës së Milos, por u hodh poshtë nga mazhoranca.

Meta vendosi t’i propozojë Kuvendit si kandidat për postin e kryetarit të KLSH, Petraq Milon pas rrëzimit edhe të dy kandidaturave të tjera, Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit nga mazhoranca.

  • Kush është Petraq Milo?

Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, gjithashtu me një kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë.

Milo ka qenë këshilltar i ish kryeministrit Sali Berisha për gati 8 vite.

Në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca më 17 korrik thuhet se nuk gjendet një kandidat më i përshtatshëm për kreun e KLSH.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!