Kanë kaluar plot 527 vjet që kur i madhi Kristofer Kolombi u nis në udhëtimin e tij të parë historik për të zbuluar botën me tre anijet e tij Santa Maria, Pinta dhe Nina nga Palos de la Frontera, Spanjë për në Indi.
Ai shoqërohej nga një ekuipazh prej 90 vetës. Udhëtimi zgjati gati 2 muaj e gjysmë, dge u pasua nga 3 udhëtime të tjera po aq të rëndësishme.
Por kush ishte Kristofor Kolombi para se e gjithë bota t’a njihte atë?
Kristofor Kolombi (Cristoforo Colombo), ishte një lundërtar dhe eksplorues i madh italian. Ai ka lindur në Gjenova më 3 gusht, 1451. Biri i Domenico, endës leshi, dhe i Suzana Fontanarossa, lundërtari i ri nuk ishte aspak i interesuar për të mësuar sekretet atërore të këtij arti, por e ktheu vëmendjen tashmë nga deti dhe në veçanti nga konformitet gjeografike të botës. Megjithatë, deri njëzet vjeç, për të mos u kundërvënë dëshirave të babait të tij, ai ndoqi zanatin e babait të tij. Më vonë, ai filloi të udhëtonte në dete në shërbim të kompanive të ndryshme tregtare.
Për origjinën e tij ka ende shumë diskutime. Kristofor kolombi ishte polak dhe ne damaret e tij rridhte gjak mbreteror.
Ka shume vite qe studjuesit debatojne lidhur me origjinen e eksploratorit qe zbuloi Ameriken. Deri tani, versioni me i besuar thote qe ka lindur ne Gjenova dhe ishte djali i nje mjeshtri vendas. Gjithsesi, edhe pese shtete te tjera (Greqia, Spanja, Portugalia, Franca dhe Skocia) pretendojne origjinen e tij.
Nuk dihet nëse Kristofor Kolombi ka shkuar në shkolla të rregullta, madje thuhet se ai nuk shkoi kurrë në shkollë, dhe të gjitha njohuritë shkollore i mori nga puna e mençur dhe ngulmuese e babait të tij, i cili e mësoi atë edhe të vizatonte harta gjeografike.
Ekziston ideja se Kristofor jetonte në varfëri. Kolombi nuk ishte një njeri i pasur, kur ai vdiq në Spanjë në vitin 1506 në moshën 54-vjeçare. Por ai nuk mund të cilësohej as i varfër. Kolombi bënte një jetë të qetë në aspektin e gjendjes financiare, në një apartament në Valadolid , ndonëse vuante nga dhimbje të forta të shkaktuara nga artriti.
Për disa kohë Kolombi jetoi me vëllain e tij Bartolomeo, një hartograf. Falë tij, ai thelloi leximin dhe vizatimin e hartave, ai studioi veprat e shumë gjeografëve, lundroi në shumë anije, nga Afrika në Evropën Veriore.
Pas këtyre studimeve dhe kontaktet me fiorentin gjeografit Paolo dal Pozzo Toscanelli të (1397-1482), ai u bë i bindur ndaj teorisë së re që qarkullonte: se Toka ishte e rrumbullakët dhe jo e sheshtë si për mijëra vjet ishte menduar. Në dritën e këtyre zbulimeve të reja, u hapën horizonte të pafundme në mendjen e tij.
Por ai kishte nevojë për fonde dhe anije. Ai u kthye në gjykatat e Portugalisë, Spanjës, Francës dhe Anglisë, por për vite me radhë ai nuk kishte gjetur askënd që dëshironte t’i besonte. Në vitin 1492 sovranët e Spanjës, Ferdinando dhe Isabella, pas njëfarë hezitimi, vendosën të financojnë udhëtimin.
Në udhëtimin e tij të parë Kolombi është nisur më 3 gusht të vitit 1492, 526 vjet më parë, nga porti Pallos me tri anije, dhe me një ekuipazh të përbërë nga 120 njerëz. Tokën e re për herë të parë e ka vërejtur më 12 tetor dhe tokën e zbuluar e quajti San Salvador. Më vonë zbuloi Haitin të cilin e emëroi Hispaniola.
Në udhëtimin e dytë qëllimi i tij ishte të kolonizonte Hispanjollën dhe të gjente 39 anëtarët e ekuipazhit, të cilët kishte qenë i detyruar t’i braktiste gjatë udhëtimit të parë. Zbuloi toka që i quajti respektivisht Dezira, Maria Galanta, Dominika, ndërsa pas saj Guadelupen. Në Hispaniolë themeloi koloninë Izabela. Më pas zbuloi Portorikon, pastaj edhe Xhamajkën. Gjithashtu zbuloi Botën e Re dhe e emëroi me emrin India.
Në udhëtimin e tretë është konstatuar se Kolombo kishte zbuluar kontinentin e Amerikës Jugore, pastaj bregdetin e Venezuelës së sotme dhe ishujt Trinidad, Sh. Vinsent, Grenada dhe ishullin Margarita.
Në udhëtimin e tij të katërt për në Botën e Re ai arriti te ngushtica e Panamasë, e mendoi se kishte arritur te ngushtica e Malajës . U kthye në Spanjë niset më 12 shtator dhe arriti më 7 nëntor , i lodhur dhe i sëmurë.
Gjatë udhëtimit të tretë , Kolombo thuhet se i ka shkruar një letër mbretërve spanjollë. Letra e 500 viteve më pare, që tregon zbulimet e tij në Amerikë, iu dorëzua Spanjës, pasi ishte vjedhur më parë në Biblotekën Kombëtare të Katalonjës, në Barcelonë. Hetimet treguan se letra e vjedhur ishte shitur në nëntor 2005 për shifrën 600 mijë euro, dhe në qershor 2011 për 900 mijë euro.
Kolumbo vdiq në Valadolid, më 20 maj 1506. Pas vdekjes, familja e tij paditi kurorën mbretërore, një çështje që zgjati gati 20 vjet. Trashëgimtarët e Kolombit siguruan në fund shuma të konsiderueshme parash dhe prona nga kurora mbrëtërore.
Dikush mund të argumentojë nëse pushtimi ishte i mirë apo i keq për njerëzimin: që është, përhapja e krishterimit, rritja e modernizmit, shfrytëzimi dhe asgjësimi i kulturave vendase e kështu me radhë. Por është e vështirë të mohosh rolin e drejtpërdrejtë të Kolombit ndryshimin e shpejtë dhe rrënjësor të botës.