MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

Emborgjezimi, disofria dhe euforia sociale kosovare

23.09.2019 - 17:08

1. Emborgjezimi (emburgeoisement) emborgjezimi, në literaturën më të re sociologjike mund të konsistohet si një proces interesant për analizë sociologjike, e për disa edhe i natyrshëm dhe i pashmangshëm në të cilën shtresat e gjera të punëtorëve në kuadër të procesit të shtuar të industrializimit dhe masave apo më mirë me thënë detyrave që merrte pushteti i atëhershëm komunist, ngriheshin duke përvetësuar si mënyrën e jetesës, ashtu edhe maniret dhe sjelljet e shtresave borgjeze të perëndimit.

Tani me rënien e komunizmit, diskursi akademik, këto shtresa po bënë përpjekjet t’i postojë në bazë të logjikës së stratifikimit ekonomik, e kulturorë në mënyrë që “defektinin” e mungesës së një klasse tipike borgjeze , pra kapitaliste ta kompenzojë me një rirreshtim të ri i cili në fakt nënkupton ngritjen e kësajë shtrese (që dikush me terminologjinë marksiste e identifikon edhe si klasë në vete?!) në piramidën shoqërore që aktualisht në pothuajse të gjitha vendet postkomuniste ka marrë hov.

Në fakt, ky proces i “ngritjes” lartë të kësaj shtrese e përgënjeshtron tezën sipas të cilëve klasa punëtore me zhvillimin e kapitalizmit që do të prodhojë antagonizma dhe dallime aq të mëdha, sa që klasa në fjalë do të varfërohet aq shumë sa që revulucioni si alternativë i ndryshimeve sociale e ekonomike, është i pashmangshëm. Procesi që është duke ndodhur aktualisht në pothuajse të gjitha këto vende në realitet është duke e demantuar pohimin e vetë babës së marksiszmit, pra Marksit, se shtresa e mesme do të shndrrohet në proletariat.

Tani, problemi i emborgjezimit në këto vende nuk përfolet si domosdoshmëri hipotetike, ngaqë është duke ndodhur dhe duke u joshur me të gjitha mjetet nga neoliberalizmi i shekullit tonë, por si një realitet që është duke ndodhur në pothuajse të gjitha vendet e ish bllokut lindorë.

Në Rusi dhe në Kinës sidomos , sot mund të hasish kët dukuri të ngritjes apo avansimit edhe për arsye të thjeshta ekonomike, Kjo “ikje” nga statusi i vjetër social, në këto vende dhe sidomos në vendet që pak a shumë kishin një traditë më liberale të ndërtimit të kapaciteteve sociale, siq ishin ish Jugosllavia, pak a shumë e ka shpejtuar procesin e emborgjezimit të shtresave të margjinalizuara sociale. Në fakt vendet si Shqipëria, ku kultivohej një lloj socializmi etatist(pra tipik Stalinist), dukuria e identifikimit apo rindërtimit të statuseve të reja sociale që ishin më largë me sistemin kapitalist, u bë në mënyrë më të ngadalshme dhe më të vrazhët .

Themi kështu, ngaqë në të gjitha vendet e socializmit etatist, statuset sociale të punëtorëve ndërtoheshin sipas logjikës së egalitarizmit apo barabarëzisë së skajshme sociale, gjerësa në vendet tjera më liberale, si ishte ish Jugosllavia, Cekia, Polonia, etj, statuset sociale të punëtorëve të këtyre vendeve mbaheshin përmes një konkurence të “butë” ku prona private nuk stigmatizohej aq shumë sa për t’u bë pengesë serioze në përmirësimin e statuseve sociale dhe prestigjit të shtresave që kishin sens për të marrë vetën dhe për të mbush arkat e shtetit.

2. Disofria dhe euforia sociale kosovare

Një tjetër fenomen që gjithashtu kujtojë e meriton vëmendjen e publikut të gjerë dhe pamëdtyshje edhe kastes akademike, është ai i euforisë sociale(social euphoria) që kur të këndëvështrohet nga prizma e statuseve të kësajë natyre, si na del si i kontestueshëm, ngaqë kjo gjenje apo dukuri ka të bëjë kryesisht me situatat kur përshkruhet një gjendje e mirëqenies sociale, që kur të krahasohet me këtë që e kemi ne në Kosovës, disi na del si një krahasim jo adekuat edhe për faktin se në Kosovë e dijm që të gjithë se nuk ka ndonjë mirëqenie solide sociale.

E themi kështu, ngaqë krahasimin nuk e bëjmë me gjendjen dhe statuset e mehersghme sociale, pra të atyre të pasluftës, por e bëjmë me kohën e tanishme, vendet për rreth si edhe progresin e supozuar dhe të pritur nga qytetaria kosovare. Pra, euforia sociale sipas shumë sociologëve është një gjendje ku mirëqenia e krahasuar me vendet dhe shtetet për rreth është e një shkalle të lakmueshme, për mos me thënë tepër joshëse në kuptimin e rregullimit të statuseve edhe privilegjeve të qytyetarëve të një vendi apo shteti.

Tani, krahasimi me prejudikimin për një gjendje të tillë të mirëqenies në Kosovë do të ishte, jo adekuat dhe jo serioz edhe me faktin që Kosova dhe qytetarët e sajë, me këtë trend të varfrisë dhe skamjes vështirë që do të mund të rekrutoheshin në një tip të till të shoqërive. Thënë më thjesht , kjo gjendje më shumë i gjason shoqërive nordike, Suedisë, Norvegjisë, etj. pra shoqërive që shquhën me një tip solidariteti të themi tipik organik.Do përmendur që kjo gjendje apo status social i mirëqenies në këto vende për qytetarët e tyre është rezultat i shumë faktorëve: një ndër këta faktorë padyshim janë edhe zbatimi dhe respektimi i ligjeve në fuqi, ndëshkimi permanent i agjensëve devijant, pra këtu kryesisht kemi të bëjmë me ndëshkimet ndaj keqpërdoruesve të mirave publike, ku qdo gjë i nënshtrohet një konvente jo morale por sish ligjore, etj.

Në ndërkohë, nëse e analizojmë termin apo dukurinë e gjendjes apo statuseve sociale për qytetarët në shoqërinë kosovare që mund të identifikohet si disofri sociale, atëherë mendojë që kemi mjaftë situata dhe do mund të gjenim shumë elemente që përshkruajnë gjendjen e pavolitshme të tyre sociale. Ky konstatim, natyrisht u adresohet problemeve që ata i kanë në përditshmërinë e tyre, ku mbijetimi fizik është bërë një mundësi egzistenciale. Pra, jo një luks i llojit të vetë sikurse në shoqëritë e lartëpërmendura, ku shkalla e papunësisë asnjëherë s’ka rënë nënë 10%, ku planifikimi i kohës dhe mënyra e qasjes së problemeve sociale, atyre politike, ekonomike e kulturore, nuk ushtrohet përmes presionit të problemeve të grumbulluara, por përmes konsenzusit pra konsultimeve mirë të planifikuara nëpër institucionet e shtetit dhe mekanizmave tjerë institucional.

Gjendja apo statusi social i qytetarisë kosovare, në fakt është identik me gjendjet dhe situatat e shoqërive tëfillimshekullit të kaluar, ku akumulimi i kapitalit të parë fillestar bëhej jo si rezultat i një konkurence lojale midis elitave dhe kompanive të mëdha tregëtare por përmes një grabitje (siq e kam shquar unë në shkrimet e mëhershme) grabitqare nga ana e elitave politike… Një fenomen që teoritë e mehershme sociologjike s’kanë mundur ta hasin gjithëkund, por që tani me rënien e komunizmit në pothuajse të gjitha vendet e tranzicionit, është prezent si me mënyrën e përfitimeve ashtu edhe me djallëzit e vetë procesit të seleksionimit të elitave politike që po prodhon situata të tilla disofrike.

Në rastin e Kosovës, procesi i ndërtimit të mënyrës kapitaliste të raporteve shoqërore dhe atyre sociale, si edhe mentalitetit për të krijuar mirëqenien sociale përmes një konkurrrence lojale është një sfidë në vete që kërkon një analizë më të thukët dhe më të gjatë, edhe për shkak se si shteti ashtu edhe fenomenet që janë duke ndodhur në kët shoqëri po na dalin si “sui generis”….!?

Edhe borgjezia e re që po krijohet përmes këtij kapitalizmit grabitqar, po duket se është një “sui generis”…Shkaqet dhe pasojat kujtojë që më së miri do e qartësojnë këtë rrugëtim jo edhe të padhimbshëm për gjithë shoqërinë kosovare.