05.09.2019 - 17:10
Jurista e njohur Eni Çobani ka vendosur që mbas pushimeve të verës të rrëzojë disa kilogram.
Shpëtimi për juristën është vetëm palestra dhe këtë e thotë vetë ajo.
Në një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram ka treguar se po punon më trajnerin e njohur të Vipave Edmond Stafën.
View this post on Instagram
Zonja Eni shfaqet duke bërë biçikletë ndërkohë që trajneri e nxit të shpejtojë ritmin.
“E vështirë por jo e pamundur këtë herë, seriozisht”, shkruan ajo, ndërsa duket se Eni ka shmangur ndërhyrjet kirurgjikale apo dietat ekstreme që mbajnë VIP-at.