MENU
klinika

E bujshme

Eriksen ‘luftë’ ndaj Tottenham/ Në Janar kalon në Milano!

04.09.2019 - 21:35

Christian Eriksen është i pakënaqur me trajtimin që i është bërë në Angli, teksa danezi ka dëshiruar të largohet nga Tottenham këtë verë, por kjo lëvizje nuk u realizua.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit aktual dhe kontaktet e agjentit të tij me presidentin e “Spurs” për rinovimin e kontratës janë ndërprerë, për këtë shumë klube janë të interesuar për të.

Gazeta angleze “Express” ka bërë me dije se Inter ka filluar të përgatisë skenarin për afrimin e 27-vjeçarit, që në merkaton e janarit.

Një lëvizje e shpejtë, që do i sillte disa të ardhura në arkë klubit londinez, që do të preferonte të mos e humbiste me kosto zero disa muaj më vonë, ndërsa vetë lojtarë do të kërkojë të sqarojë të ardhmen e tij sa më shpejt.

Ende nuk flitet për shifra konkrete, por “The Sun” shton se klubi italian do të ketë konkurrencë të fortë me Manchester United për të marrë shërbimet e Eriksen.